Zbulohen bimë kanabisi në Fier, arrestohen dy punonjës policie dhe dy kultivues

AKTUALITET


Katër persona janë arrestuar dhe 2 të tjerë janë shpallur në kërkim pas zbulimit të disa bimëve kanabisi të kultivuara në fshatin Mujalli të Fierit.

Dy prej të arrestuarve janë punonjës policie të Komisariatit të Fierit. Ata janë S.Gj., specialist për krimet dhe R.N. polic i zonës. Të dy akuzohen për shpërdorim detyre dhe Gjykata e Fierit ka caktuar arrest në burg.


Po kështu, arrest në burg është vendosur edhe për S.G. e V.G. të akuzuar për kultivim të bimëve narkotike, të cilët janë arrestuar.

Ndërsa në kërkim janë shpallur R.B. alias F.Q. dhe Xh.Q. si dhe E.Q., pasi nuk u gjetën në banesë. Ndaj R.B. gjykata ka vendosur arrest në burg, ndërsa për E.Q. arrest shtëpie.

Bimët kanabis në fshatin Mujalli të Fierit u konstatuan më 20 Korrik 2022. Ekzekutimi i masave të sigurisë u krye nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore.




Skip to toolbar