Zbulohen prova të reja për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës

AKTUALITET


Detaje të reja kanë hedhur dritë mbi rrëmbin dhe zhdukjen e Jan Prengës në ambjentet e Golden Resort. Në procesin gjyqësor që po mbahet në Gjykatën e Posaçme ndaj Festim Bexhdilit, kopshtarit të kompleksit, vend ku u ku u fsheh trupi i Jan Prengës pas rrëmbimit, SPAK ka dorëzuar prova të reja mes të cilave kokunikimet në aplikacionin SKY ecc.

Sipas prokurorisë, janë zbardhur biseda mes Dritan Rexhepit, Altin Hajrit dhe Gentian Funiqit ku flitet për menyren e për organizimit dhe më pas zhdukjen e trupit të Prengës ku i përfshirë rezulton edhe Festim Bexhdili.

Në përfundim gjykata pranoi kërkesën e avokatëve për më shumë kohë për t’u njohur me provat, duke shtyrë seancën për më datë 13 maj ora 09:00.

Si u mor peng Jan Prenga

Mëngjesin e 17 janarit të vitit 2020, Jan Prenga, ka pirë kafe me gruan e tij dhe më pas është ndarë prej saj që të merrej me disa punë që kishte lënë pa përfunduar. Është nisur drejt rrugës “London”, në Kamzë. Katër persona të maskuar, i prenë rrugën dhe pasi e goditën disa herë, e futën me forcë në një makinë “Range Rover”, të bardhë, që e kishin vjedhur për ketë qëllim. Si provë e pengmarrjes mbetën vetëm disa njolla gjaku në asfalt. Dëshmitarët lajmëruan Policinë e më pas u njoftua edhe bashkëshortja e Jan Prengës.

Zanafilla e ngjarjeve që çuan në rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës, ndonëse ende nuk është gjetur trupi i tij, filloi në shtator të vitit 2019, në portin ekuadorian të Guajakil, kur një anije mallrash që transportonte banane u nis për në Mbretërinë e Bashkuar. Përveç frutave, në një prej kontejnerëve ishin futur edhe 260 kg kokainë, me vlerë 15-20 milionë paund. Anija u ankorua në Portsmouth, Hampshire në fund të dhjetorit të po atij viti.

Sipas dosjes së Prokurorisë Astrit Prenga, Gëzim Shullani, një shtetas rumun dhe një shtetas shqiptar që quhet Xhulian u punësuan nga ndërmjetës me origjinë britanike dhe iraniane për të marrë drogën nga porti, për llogari të dy bandave kriminale me bazë në Shqipëri. Ata e realizuan me sukses tërheqjen e kokainës nga kontejneri në port në fillim të muajit janar të vitit 2020. Por më pas e ndërruan planin, që më vonë rezultoi me pasoja fatale.

Korrierët dhe ndërmjetësit dyshohet se kishin një konflikt për një pagesë të mëparshme. Megjithatë duket se në rastin e fundit thjeshtë u joshën në momentin që hapën kontejnerin. Por pavarësisht motiveve, përfundimi ishte ky: Astrit Prenga, bashkë me Gëzim Shullani, një shtetas rumun dhe një shtetas shqiptar që quhet Xhulian, vendosën të mbanin kokainën dhe ta ndanin me njëri-tjetrin. Sipas të dhënave në dosjen e Prokurorisë ka dyshime se në atë moment ata nuk ishin në dijeni të faktit se ngarkesa që kishin vjedhur ishte e lidhur me Dritan Rexhepin.

Një javë pasi kishin marrë kokainën, ata janë telefonuar nga Gentian Doçi, i cili i kërkonte kthimin e kokainës. Pas tri ditësh i telefonoi përsëri duke i paralajmëruar që të mos bënin gabim pasi droga ishte e tij dhe duhej kthyer. E pas Gentian Doçit, ishte radha që Dritan Rexhepi të bënte lëvizjen e tij, duke telefonuar Ndrek Prengën që ndodhej në burg në Mbretërinë e Bashkuar. Këtë e ka dëshmuar në Prokurori vëllai i Jan Prengës, Antoni.

Ndonëse ndodhej i izoluar në burg, Ndrek Prenga ishte i pari që merrte informacionet në lidhje me vëllain e tij që ishte marrë peng. Ai kontaktohej drejtpërdrejt nga Dritan Rexhepi, që sipas Prokurorisë ishte një nga porositësit e pengmarrjes. Në një prej këtyre telefonatave, nga burgu në Ekuador, Dritan Rexhepi i kishte dhënë fjalën Ndrekës se i vëllai do të lirohej nëse Astriti do të kthente kokainën. E me gjithë premtimin e dhënë nga kontinenti i largët, duket se pengmarrja kishte marrë fund në mënyrë tragjike.



Skip to toolbar