Zbulohet arsyeja pse Albin Kurti mungon në Samitin e Tiranës

AKTUALITET


Mungesa e madhe e samitit BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë, është padyshim Kosova.

Asnjëri prej liderëve shtetërore nuk do të jetë i pranishëm në kryeqytetin shqiptar, për të përfaqësuar Kosovën në samitin ku në fokus do të jetë paketa 6 miliardë euro e fondeve që BE do të shpërndajë në formën e ndihmave, kredive dhe granteve për projekte të caktuara, për 6 vendet e rajonit.


Ndryshe nga Samiti për Ukrainën ku Prishtina zyrtare u përfaqësua me presidenten Vjosa Osmani, ditën e sotme Albin Kurti nuk ka udhëtuar drejt Tiranës, edhe pse ishte përfolur pjesëmarrja e tij në samit dhe një takim i mundshëm me presidentin serb Aleksandër Vuçiç nën ndërmjetësimin e kryeministrit Edi Rama.

Emri i shefit të qeverisë kosovare mungon në listën e pjesëmarrësve që ka publikuar Kryeministria.

Zëdhënësi i qeverisë së Kosovës Perparim Kryeziu ka zbuluar se Kurti do të mungojë fizikisht në samitin e sotëm për shkak të angazhimeve të mëparshme, por megjithatë ai do t’i drejtohet liderëve të pranishëm virtualisht përmes një video-adresimi.

“Për shkak të angazhimeve të mëparshme, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk do të jetë i pranishëm fizikisht në Samitin e sotëm në Tiranë. Megjithatë kryeministri Kurti do të jetë pjesë e Samitit virtualisht përmes përmes një video-adresimi”, ka deklaruar zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.




Skip to toolbar