Zbulohet gjyqtari që do të vendosë drejtësi në finalen e “Euro 2024”

AKTUALITET


Francezi François Letexier do të jetë arbitri i finales Spanjë-Angli, të planifikuar për të dielën më 14 korrik në Berlin. Këtë e ka bërë të ditur Komiteti i Arbitrave të UEFA-s.

35-vjeçari francez, arbitër ndërkombëtar që nga viti 2017, ka arbitruar tashmë 65 ndeshje zyrtare të UEFA-s në karrierën e tij.


Në finalet e Kampionatit Evropian të këtij viti, ai arbitroi tre ndeshje në grup, duke përfshirë Spanjë-Gjeorgji, Danimarkë-Serbi dhe Kroaci-Shqipëri dhe ishte zyrtari i katërt në ndeshjen hapëse midis Gjermanisë dhe Skocisë në Mynih.

Ai ishte gjithashtu arbitri i Superkupës së UEFA-s 2023 mes Manchester City-it dhe Sevilla në Pireus, Greqi. Letexier do të mbështetet në finalen e së dielës nga ndihmësit francezë Cyril Mugnier dhe Mehdi Rahmouni, ndërsa Szymon Marciniak (Poloni) do të jetë zyrtari i katërt.

Roli i Video Asistent Arbitrit (VAR) i është caktuar Je’rôme Brisard (Francë), i ndihmuar nga Willy Delajod (Francë) dhe Massimiliano Irrati (Itali).



Skip to toolbar