Zbuloi ekzistencën e dy djemve, humb jetën mjekja ruse që solli në jetë fëmijët e të dashurës së Putinit

BOTA


Një mjeke, që dyshohet se ndoqi lindjen e dy fëmijëve të Vladimir Putin me të dashurën e tij, bëhet me dije se ka vdekur pasi zbuloi ekzistencën e fëmijëve.

Natalia Thiebaud Kondratieva, 63 vjeç, vdiq në Zvicër më 24 shkurt, në përvjetorin e parë të pushtimit rus të Ukrainës.


Dr. Kondratieva u identifikua fillimisht nga agjencia ruse e lajmeve Proekt, si mjekja që shoqëroi Kabaevën në lindjen e të paktën dy prej fëmijëve të Putinit.

Udhëheqësi rus njihet për mbajtjen e fshehtë të jetës së tij private. Shkaku i vdekjes së mjekes nuk u zbulua asnjëherë, por thuhet se ajo është trajtuar nga specialistë të kancerit.

Megjithatë, ajo është vetëm një nga një numër i njerëzve në rrethin e ngushtë të Putinit që vdiq papritur.

Vdekja e saj vjen pasi ish-mjeku i Putinit vdiq disa ditë më parë, dhe shumë miq dhe rivalë të tij kanë vdekur që nga fillimi i luftës.

Javën e kaluar, një ish-manjat spiun i naftës dhe një ish-kryetar bashkie nga partia e Putinit u gjetën të vdekur brenda disa orësh. 

Më 15 shkurt, ministrja ruse e Mbrojtjes Marina Yankina ra nga një dritare dhe humbi jeten.

Dhe në dhjetor 2022, një kritik i pasur i Putinit u gjet i vdekur pas një rënieje të dyshuar gjatë udhëtimit të tij në Indi.

Putin nuk u ka zbuluar kurrë ekzistencën e fëmijëve me Kabaevën në Rusi. 

Në rrjetet sociale në vitin 2020, dr. Kondratieva postoi një mesazh në të cilin duket se aludon për njohjen me Putinin. 

“Ai është baba i vetëm për të gjithë nënë Rusi!!!!”, ka shkruar ajo; “Faleminderit që nuk më harrove.”




Skip to toolbar