Zef Brozi: Kush e mbron arkitektin e aktit terrorist shtetëror të 21 janarit 2011?

AKTUALITET


Nga Zef Brozi

Mosvënia para përgjegjësisë ligjore e ish-kryeministrit dhe ish-presidentit për aktin terrorist shtetëror të 21 Janarit 2011 ku u vranë katër protestues dhe u plagosën disa të tjerë është dëshmi tjetër se ai ka gardianët e tij në prokurori, gjykata, BKH, polici dhe në të gjitha institucionet shtetërore. Dëmi që këta individë dhe institucione po i bëjnë vendit është i jashtëzakonshëm dhe po minojnë shtetin e së drejtës dhe demokracinë.


Pse SPAK nuk e ka marrë ne pyetje ish-kryeministrin që nga zyra e tij urdhëronte vrasjen e protestuesve, pengimin e hetimeve, zhdukjen e provave, madje sajonte skenar të paimagjinueshëm nga njerëz normal?

Falë medias dhe disa gazetareve kurajozë që filmuan dhe sollën dëshmi se si ndodhen vrasjet e protestuesve, arkitekti i krimit nuk mundi dot ta varrosë të vërteten edhe pse i përdori te gjitha mënyrat e tij djallëzore.

Këtë 21 Janar 2023 nderimi që mund t’u bëhet katër dëshmorëve të demokracisë të vrarë nga shteti nuk është ceremoniali zyrtar i vendosjes se luleve aty në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, por SPAK të marrë të pandehur ish-kryeministrin e 21 Janarit 2011 qe lau me gjakun e qytetarëve të pafajshëm Tiranën tonë të bukur. Provat, faktet dhe ligjin prokurorët e SPAK-ut, oficerët e BKH i dine se janë bërë publike gjatë këtyre 12 viteve.

Mjafton që ata të kenë kurajon dhe vullnetin për të kryer me përgjegjësi e ndershmëri detyrën dhe misionin që u është besuar. Këtë kërkojnë familjarët e 4 të vrarëve dhe qytetarët e Shqipërisë. Vetëm atëherë do mund të themi se i pandëshkueshmi i këtyre 32 viteve më në fund po përgjigjet para drejtësisë. Vetëm atëherë populli do fillojë të besoje tek SPAK, gjykata dhe institucionet e tjera të zbatimit të ligjit.




Skip to toolbar