Zelensky: NATO duhet ta ftojë Ukrainën të bëhet pjesë e aleancës

BOTA


Volodymyr Zelensky ka këmbëngulur se “ngërçi nuk është një opsion” për Ukrainën, ndërsa ai foli përsëri për mundësinë e anëtarësimit të vendit të tij në NATO, sipas BBC.

Duke folur në një konferencë digjitale të udhëhequr nga Financial Times, presidenti ukrainas tha se numri i viktimave është shumë i lartë për të hequr dorë nga territori i tyre, duke shtuar se Ukraina duhet të fitojë kontrollin e plotë të të gjithë territorit të saj.


Zelensky tha gjithashtu se aleanca ushtarake e NATO-s duhet ta ftojë Ukrainën të anëtarësohet nëse dëshiron, duke shtuar se “nuk ka nevojë të humbasim kohë në diskutimin për pranimin ose jo të saj”.

Rusia ka kundërshtuar prej kohësh idenë e anëtarësimit të Ukrainës në NATO. Ajo beson se aleanca ushtarake ka hyrë në zonën e saj të ndikimit politik duke pranuar anëtarë të rinj nga Europa Lindore dhe mendon se pranimi i Ukrainës do ta sillte NATO-n në oborrin e saj.

Presidenti ukrainas ka deklaruar më parë se vendi i tij nuk mund të anëtarësohej në aleancë, duke thënë: “Është e qartë se Ukraina nuk është anëtare e NATO-s. Ne e kuptojmë këtë.”




Skip to toolbar