Zelensky pas mbërritjes në Tiranë: Rama, mik i palëkundur i Ukrainës!

AKTUALITET


Pak minuta para takimit me Edi Ramën, presidenti i Ukrainës ka reaguar në Twitter.

Ai ka zbardhur axhendën e vizitës në Tiranë teksa thekson se Shqipëria është një nga vendet që ka nënshkruar Deklaratën e Vilniusit të G7, gjë të cilën Ukraina e vlerëson shumë.


Mesazhi i plotë:

Sot me pune ne Tirane. Do të takoj mikun e palëkundur të Ukrainës, kryeministrin shqiptar Edi Rama dhe do të marr pjesë në samitin Ukrainë-Evropa Juglindore.

Në bisedimet tona dypalëshe me Kryeministrin dhe ekipin e tij, do të diskutojmë bashkëpunimin në mbrojtje dhe politikë, mbështetjen për Formulën e Paqes dhe marrëveshjet e sigurisë. Shqipëria është një nga vendet që ka nënshkruar Deklaratën e Vilniusit të G7, të cilën ne e vlerësojmë shumë.

Ne do të diskutojmë rrugën tonë të përbashkët drejt qëllimit euroatlantik në samitin Ukrainë-Evropë Juglindore, i cili tashmë po mbahet për herë të dytë. Unë do të propozoj mbështetjen e përpjekjeve të Ukrainës për të arritur paqen e drejtë dhe të qëndrueshme, si dhe organizimin e Samitit Global të Paqes në Zvicër.

Do të zhvilloj edhe bisedime dypalëshe me pjesëmarrësit e samitit.




Skip to toolbar