Zgjedhje e McCarthyt pas 15 raundesh votimi

BOTA


57 vjeçari McCarthy u zgjodh në raundin e 15-të kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve. Vetëm pas një lufte të ashpër politike ai u ngjit në postin e rëndësishëm, ku fitoi votimin me 216 vota pro dhe 211 kundër. Deputeti kalifornian bëhet kështu kundërshtari më i fortë i presidentit amerikan, Joe Biden.

USA Sprecherwahl im Repräsentantenhaus l McCarthy gewählt

McCarthy është numri tre në renditjen shtetërore pas presidentit amerikan dhe zëvendëspresidentit. Ai pason në këtë post demokraten, Nancy Pelosi. Me zgjedhjen e kryetarit, deputetët e Dhomës së Kongresit mund të bëjnë tani betimin dhe të fillojnë me krijimin e komisioneve parlamentare e me proceset vendimmarrësve. Biden bëri një hap drejt opozitës republikane. “Jam i gatshëm të bashkëpunoj me republikanët, ku mundem”, tha presidenti amerikan. Ka ardhur koha që “të qeverisim me përgjegjësi dhe të sigurojmë të vëmë në plan të parë interesat e familjeve amerikane”. Votuesit kanë bërë “të qartë” që “presin po ashtu nga republikanët që të jenë të gatshëm të bashkëpunojnë me mua”, theksoi Biden.


USA Sprecherwahl im Repräsentantenhaus l Hudson und Rogers l Streit unter Republikanern

Pas votimit të 14-pati trazira në sallë. McCarthy iu drejtua pas votimit grupit të kundërshtarëve dhe përkrahësve të Trumpit për të biseduar me ta, kur filluan përplasjet./dw




Skip to toolbar