TIRANË- Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve deri tani janë regjistruar 39 parti politike për të marrë pjesë në zgjedhjet e 11 majit 2025.
Afati i regjistrimit të subjekteve politike në KQZ përfundon në mesnatë.
Partitë e regjistruara deri tani në KQZ-së: -“Partia Socialiste e Shqipërisë”, me kryetar Edi Rama -“Partia Demokratike”, me kryetar Sali Berisha -“Partia e Lirisë”, me kryetar Ilir Meta -Partia “Lëvizja Shqipëria Bëhet”, me kryetar Adriatik Lapaj -Partia “Nisma Thurje”, me kryetar Endri Shabani -“Partia Lëvizja Bashkë”, me kryetar Arlind Qori -Partia “Mundësia”, me kryetar Agron Shehaj -“Partia Demokristiane e Shqipërisë”, ke kryetar Nard Ndoka -“Partia Lëvizja e Legalitetit”, me kryetar Shpëtim Axhami -“Partia Kristian Demokrate”, me kryetar Dhimitër Muslia -“Partia Kombëtare Konservatore Albania”, me kryetar Kujtim Gjuzi -“Partia Aleanca Demokristiane e Shqipërisë”, me kryetar Zef Bushati -“Partia Balli Kombëtar Demokrat”, me kryetar Artur Roshi -“Partia Bashkimi Demokrat Shqiptar”, me kryetar Ylber Valteri -“Partia Balli Kombëtar”, me kryetar Adriatik Alimadhi -“Partia Unitetit Kombëtar”, me kryetar Idajet Beqiri -“Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut”, me kryetar Vangjel Dule -Partia “Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian”, me kryetar Vasil Sterjovski -Partia Lëvizja “Atdheu”, me kryetar Kreshnik Osmani -Partia “Lidhja Demokristiane Shqiptare”, me kryetar Mhill Gecaj -Partia “Drejtësia Shoqërore”, me kryetar Tanush Kaso -“Partia Agrare Ambjentaliste e Shqipërisë”, me kryetar Agron Duka -“Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Punëtorëve të Shqipërisë”, me kryetar Kadri Isufaj -“Partia Ora e Shqipërisë”, me kryetar Zef Shtjefni -“Partia Emigracioni Shqiptar”, me kryetar Kostaq Papa -“Partia Komuniste e Shqipërisë”, me kryetar Qemal Cicollari -“Bashkimi Liberal Demokrat”, me kryetar Arian Starova -“Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Emigrantëve”, me kryetar Ymer Kurti -Partia “Drejtësi Integrim dhe Unitet”, me kryetar Shpëtim Idrizi -“Partia Republikane Shqiptare”, me kryetar Fatmir Mediu -“Partia Lëvizja Demokratike Për Ndryshim”, me kryetar Nikolin Staka -“Partia Socialdemokrate”, me kryetar Tom Doshi -Partia “Fryma e Re Demokratike”, me kryetar Sali Shehu -Partia “Lëvizja për Zhvillim Kombëtar”, me kryetar Dashamir Shehu/Eqerem Spahiu -Partia “Personat me Aftësi të Kufizuar”, me Kryetar Gjovalin Shqalshi -Partia “Aleanca Kombëtare Shqiptare”, me Kryetar Elena Kocaqi -Partia “Lidhja për të Drejtat e Punëtorëve Shqiptarë”, me kryetar Marjus Malaj -Partia “Fronti i Majtë”, me Kryetar Marko Dajti -Partia “Rruga e Vërtetë Shqiptare”, me kryetar Muharrem Doda.
Ndërkaq, Partia “Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen”, nuk është regjistruar, pasi ka patur pretendime mbi drejtimin e saj. Kristo Kiço ka sjellë vërtetim nga regjistri gjyqësor që është kryetar. Kurse Lefter Nika ka sjellë një vendim të shkallës së parë të Gjykatës së Tiranës, se ai është kryetari i ri i partisë.
Kryetari i KQZ, Ilirjan Celibashi ka kërkuar vendim të formës së prerë ndryshe thotë se do regjistrojë atë parti që rezulton në regjistër si kryetar