Dy partitë e mëdha po përmbyllin sot listat e kandidatëve për deputetë, ndërsa në mesnatë përfundon afati për dorëzimin e tyre në KQZ.
Kryesia e PS e mbledhur që prej orës 18:00 ka diskutuar lidhur me emrat që do të përfaqësohen në zgjedhjet e 11 majit.
Sa i përket listës së hapur, “ABC News” mëson se Nasip Naço, Klevis Xhoxhi dhe Lart Duraj janë tërhequr nga gara.