Zgjedhjet e 14 majit/ Prokuroria: 9 kallëzime nga subjektet politike dhe 6 të arrestuar

AKTUALITET


Prokuroria e Përgjithshme ka bërë bilancin në lidhje me kallëzimet penale që janë regjistruar përgjatë procesit zgjedhor..

Prokuroria bën me dije se janë regjistruar gjithsej 31 kallëzime penale prej të cilave është vendosur mosfillim i hetimeve për 3 prej tyre. Ndërkohë që raportohet se 28 rastet e tjera janë në hetim.



Prokuroria bën me dije se janë arrestuar në flagrancë 6 persona, prej të cilëve 2 në Sarandë, 2 në Tiranë, 2 në Vlorë.

NJOFTIMI:

Deri në datën 18.05.2023 Prokuroritë e Shkallës së Parë të juridiksionit të përgjithshëm kanë raportuar pranë Prokurorisë së Përgjithshme, mbi veprat penale që prekin zgjedhjet e lira dhe sistemin demokratik të zgjedhjeve si më poshtë:about:blank

Janë paraqitur 9 kallëzime nga subjekte politike dhe institucione dhe 21 referime nga policia gjyqësore e Drejtorive Vendore të Policisë dhe e Komisariateve të Policisë.


Janë regjistruar gjithesej 31 kallëzime penale. Prej të cilave:
5 kallëzime penale në Prokurorinë e Elbasanit;

4 kallëzime penale në Prokurorinë e Vlorës;

4 kallëzime penale në Prokurorinë e Beratit;

3 kallëzime penale në Prokurorinë e Durrësit;

3  kallëzime penale në Prokurorinë e Kukësit;

3 kallëzime penale në Prokurorinë Gjirokastër;

2 kallëzime penale në Prokurorinë Fier;

2 kallëzime penale në Prokurorinë e Dibrës;

2 kallëzime penale në Prokurorinë Tiranë;

1 kallëzim penal në Prokurorinë e Korçës;

1 kallëzim penal në Prokurorinë Shkodër; dhe

1 kallëzim penal në Prokurorinë Sarandë.

Janë regjistruar gjithësej 18 procedime penale për veprat penale të parashikuara nga nenet 326/a, 327/1, 328, 328/a/1, 329, 330, 331/a, 190, 248, 84 të Kodit Penal. Prej të cilave 4 në Prokurorinë e Elbasanit, 1 në Prokurorinë e Korçës, 1 në Prokurorinë e Kukësit, 4 në Prokurorinë e Beratit, 1 në Prokurorinë e Fierit, 1 në Prokurorinë e Shkodrës, 1 në Prokurorinë e Vlorës, 2 në Prokurorinë e Gjirokastër, 1 në Prokurorinë e Sarandës dhe 2 në Prokurorinë e Tiranës.
Kallëzimet e tjera janë në fazë verifikimi.
I është atribuar vepra penale 25 personave.
Janë arrestuar në flagrancë 6 persona, prej të cilëve 2 në Sarandë, 2 në Tiranë, 2 në Vlorë.
Është caktuar si masë sigurimi “arrest në burg”, vetëm për një person nga Prokuroria Vlorë.
Janë kaluar për kompetencë hetimi në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar 3 procedime penale, 2 nga Prokuroria Berat dhe 1 nga Prokuroria Vlorë.




Skip to toolbar