Zgjedhjet e lokale, Pollo: Duhet një opozitë efektive. Minxhozi: 6 marsi një mundësi e PD për të verifikuar vetveten sa vlen

Më të fundit


Të ftuar në emisionin ‘RealStory’ Genc Pollo dhe analisti Skënder Minxhozi, folën për zgjedhjet e pjesshme për të zëvendësuar kryetarët e gjashtë bashkive që iu ka mbaruar mandati.

Gjatë bisedës në studio Pollo u shpreh se në këtë pikë duhet të gjendet një fushë bashkëpunimi në PD.


Ai gjithashtu u shpreh se do të ishte e drejtë që secili kandidat pa pasur përjashtime t’i nënshtorhet votimit, ndërsa shtoi se dëshiron të shohë një opozitë të bashkuar.

‘Në rastin e PD do të testohet si risi dhe do të ndodhë në 30 qershor. Është ajo që është kritikuar për përcaktimin e kandidatëve. Unë dëshiroj të kemi një opozitë të bashkuar. Unë shpresoj të jetë 100%. Do të ishte e dëshirueshme të shohim se cilido kandidat pa përjashtuar njeri t’i nënshtrohet votimit. Pra kjo është ideja , testohet për herë të parë në 30 janar dhe ai që merr më shumë ka legjitimin demokratik për të kandiduar. Kandidati që nxjerr Basha besoj do të jetë i dyti ose i treti në radhën e votave që mund të marrë në 6 mars. Të testohen në votën e elektoratit’, tha Pollo, ndërsa shtoi: ‘KQZ preferoi njeriun e Lulzimit. Por besoj se do të gjendet zgjidhja dhe deri atëherë mund të diskutojmë sërish. Unë po them që është një mundësi nëse biem dakord që një pushteti i mbingopur ka nevojë për një opozitë efektive, vendin po ashtu. Kemi nevojë për një mekanizëm demokratik’, tha më tej ai.

Ndërkohë analisti Skënder Minxhozi tha se çështja tashmë është të zgjidhet nëse do të shkojnë të ndarë apo do të shkojnë të bashkuar.

Po ashtu theksoi se në këtë pikë KQZ njeh letrat dhe procedura, duke shtuar se Gjykata ende nuk ka folur për përplasjet në PD, ndërsa thekson se 6 marsin e sheh si një rast për të verifikuar vetveten.

‘Jemi fiks në pikën ku të gjithë pasagjerët e avionit kujtohen se nuk mund të fluturojë. Mes dy pjesë të PD është nevoja të mos ketë ndarje sepse fiton gjithmonë i treti. Logjika politike e momentit të shtyn të thuash se ne kemi të drejtën, por KQZ në këtë pikë ka letra dhe procedura. PD sipas letrave dhe procedurës , asaj të njohurës. Gjykata ende nuk ka folur për asnjë nga palët dhe unë 6 marsin do ta shihja si rast për të verifikuar vetveten sa vlen në terren. Unë besoj se Rithemelimi ka më shumë vota. Do të ishte racionale që Basha nëse ka shumë vota në terren është mirë ta marrë këtë mësim… Nëse Berisha pretendon se i ka ato vota të futen me kandidatë të pavarur dhe të tregojnë se sa vlejnë sepse ndryshe nuk shihet zgjidhje tjetër. Do shkojnë bashkë apo të ndarë, nëse shkojnë bashkë dikush mund të thotë përse bëtë gjithë atë luftë…’, tha ai.




Skip to toolbar