TIRANË– Rezultati i zgjedhjeve në Gjermani tregoi një rritje të madhe të së djathtës ekstreme. Zgjedhjet në Gjermani dhe rezultati i tyre u analizuan këtë mbrëmje në studion e emisionit “Real Story”, drejtuar nga gazetari Sokol Balla.
Ekspertja e marrëdhënieve ndërkombëtare Juxhina Sotiri, u shpreh se nëse shikon rezultatin e zgjedhjeve duket sikur jemi kthyer pas në vitin 1990, kohë kur muri i Berlinit nuk kishte rënë ende plotësisht.
“Do doja të ndalesha tek rezultati i zgjedhjeve në Gjermani. Nëse do të shijojmë hartën ese si është ndarë Gjermania, dukemi si në 1990 ku ai muri i Berlinit nuk ka rënë, dhe është alarmant ku e gjithë pjesë verilindore tregon për një sentiment prorus, në një sistem që po shkon drejt një nacionalizmi ekstrem. Ajo që tregojnë këto zgjedhje është po e njëjta logjikë që ndodhi në SHBA, kemi një goditje ose një kolaps të polarizimit edhe të kësaj të majtës, paqes majtiste, por ndërkohë që votuesit duket se kanë një qasje më pragmatiste, e gjithë frustrimi ekonomik, çështjet e emigracionit, që u përkthyen në agjendën e rendit dhe sigurisë së brendshme, por edhe nga kërcënimi që i vjen Gjermanisë dhe gjithë BE duket sikur tek votuesit dhe tek fushata u bë thirrja e madhe për të rikthyer lidershipin e Gjermanisë në BE. Është nevoja e rikthimit të dorës së hekurt që ndoshta mund të vijë nga CDU dhe Merz. E gjithë retorika e BE nuk pati një ofertë finale. Vota në Gjermani tregoi haptazi pragmatizmin e qytetarëve dhe nevojën për t’i ikur retorikave populiste me portofolin bosh “, tha ajo.