Zgjedhjet në Himarë/ Komisioni s’miraton specifikimet teknike të fletës së votimit

AKTUALITET


Komisioni Rregullator shqyrtoi sot projektvendimin “Për miratimin e disa karakteristikave teknike të fletës së votimit për zgjedhjet e pjesshme për Kryetar të Bashkisë Himarë, të  datës 4 Gusht 2024”.

Projektvendimi përcaktonte se përveç elementeve të sigurisë, duhen edhe elementë teknikë në formën e kodeve që identifikojnë zonën zgjedhore, qendrën e votimit, si dhe elementë të tjerë identifikues që nuk lexohen me sy të lirë.

Projektvendimi u votua në parim me 3 vota pro dhe 2 kundër dhe nuk mori votat e nevojshme për t’u konsideruar i miratuar.



Skip to toolbar