Zgjedhjet në Himarë, si do të ndahen anëtarët mes partive në KZAZ

AKTUALITET


Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka zhvilluar ditën e sotme një mbledhje, ku një nga pikat e diskutimit ishte dhe për caktimin e partive politike që do të propozojnë anëtarët dhe sekretarin për zgjedhjet në Himarë që do mbahen më 4 gusht.

Gjatë mbledhjes, kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi tha se Partia Socialiste ka kërkuar 3 anëtarë për zgjedhjet në Himarë, 2 anëtarë ka kërkuar dhe Partia Demokratike, ndërsa Partia e Lirisë një anëtarë.

Këto propozime për anëtarët janë miratuar, ndërsa anëtari i 7 i zgjedhjeve u hodh me short dhe do propozohet nga PD.

Zgjedhjet në Himarë do të mbahen në datën 4 gusht, ku formacionet politike kanë prezantuar kandidatët.

Nga PS do të kandidojë Vangjel Tavo, ndërsa nga opozita (mbështetur edhe nga partitë e minoritetit grek) do të kandidojë Petro Gjikuria.



Skip to toolbar