Zgjedhjet në Turqi: A mund të fitojë Kemal Kilicdaroglu ?

BOTA


Presidenti turk Tajip Erdogan hodhi poshtë të gjitha parashikimet e sondazheve dhe arriti të grumbullojë 49,51% të votave në zgjedhjet e 14 majit në Turqi, duke mposhtur kandidatin kryesor të opozitës, Kemal Kilicdaroglu (44,88%), me më shumë se 5%.

Por për herë të parë në dy dekada, Tayyip Erdogan nuk arriti të sigurojë një shumicë absolute në raundin e parë të zgjedhjeve.


A nënkupton kjo se Kemal Kilicdaroglu mund të fitojë zgjedhjet?

Süddeutsche Zeitung, thekson tre pika kyçe që mund t’i japin Kilicdaroglu fitoren.

Së pari, kandidati i opozitës do të duhet të rrisë moralin e mbështetësve të tij.about:blank

Së dyti, ai duhet të bindë edhe një herë kurdët e pavendosur, edhe pse për ta partia e Kilicdaroglu ngjall kujtimet më të këqija.

Dhe së treti  ai do të duhet të fitojë mbi mbështetësit nacionalistë të krahut të djathtë të Sinan Ogan, të cilët përbëjnë 5% të elektoratit.

Megjithatë, një gjë e tillë është jashtëzakonisht e dyshimtë, pasi shumë prej tyre ose e konsiderojnë Kilicdaroglu të majtë, ose do të abstenojnë gjatë raundit të dytë zgjedhor”.

Në lidhje me raundin e parë zgjedhor, për shumë gara zgjedhore nuk ishte e drejtë. Biznesmenët e afërt me Erdoganin kontrollojnë 90% të shtypit dhe mediavr turke, raporton abcnews.al.

Televizioni shtetëror TRT transmetoi 32 orë mitingje politike dhe intervista të Erdoganit vetëm në prill. Përkundrazi, TRT i kushtoi Kilicdaroglu vetëm 32 minuta kohë televizive.

“Presidenti Erdogan u përpoq t’i vendoste sa më shumë pengesa Kilicdaroglu, me ndihmën e gjyqësorit, mediave kryesisht të kontrolluara dhe një burokraci që është në varësi të tij. I armatosur si zakonisht, pa ndjekur asnjë rregull. Zgjedhjet në Turqi ishin të lira, por nuk ishin të drejta”, tha një prej analistëve.

Megjithatë, Turqia pavarësisht nga veçoritë e saj, është një demokraci çuditërisht që funksionon mirë, të paktën për sa i përket elektoratit, i cili regjistroi një pjesëmarrje prej 90%, pa incidente serioze apo të dhunshme.

Votuesit kanë shprehur zhgënjimin e tyre me vitet e mëparshme të qeverisjes së Erdoganit dhe, duke i çuar zgjedhjet në një raund të dytë, hodhën poshtë mitin se Erdogan nuk është i pamposhtur, raporton abcnews.al.

Ky në vetvete është një sukses për opozitën edhe nëse pesë vite të tjera me Erdogan si president ka të ngjarë të jetë një provë e vështirë për Turqinë.




Skip to toolbar