Zgjedhjet/ Pas vendimit të KAS, Celibashi zhvillon nesër mbledhjen për regjistrimin e PD

Më të fundit


Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi ka vendosur që të zhvillojë nesër mbledhjen për të marrë vendimin përfundimtar për regjistrimin e PD.

Partia opozitare më e madhe në vend rrezikon të mos regjistrohet për zgjedhjet vendore të 14 majit. Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) nuk ka pranuar ankimimet e grupeve të Alibeajt dhe Berishës nën argumentin se s’kanë kompetencë për të gjykuar vendimet e ndërmjetme.


Pasi kreu i KQZ Ilirjan Celibashi tha se nuk e njeh Berishën si kryetar të PD, të njëjtin argument përdori edhe KAS duke sqaruar se i mungon kompetenca që të regjistrojë në zgjedhjet vendore PD me kryetar Sali Berishën. Po ashtu sqaroi se Sali Berisha nuk mund të ankimohet për një vendim që i përket grupimit të Alibeajt.

Ndërsa për kërkesën e PD së Alibeajt thotë se vendimi i ndërmjetëm është procedurial ndaj nuk mund të merret parasysh ankimimi. KAS thotë se duhet të merret vendimi përfundimtar nga Ilirjan Celibashi dhe më pas kanë të drejtën që ta çojnë për ankimim.




Skip to toolbar