Ish anëtari i Kryesisë së PD, Roland Bejko thotë se kandidatura si Ilir Alimehmeti dhe Jorida Tabaku, favorizojnë opozitën në zgjedhjet për bashkinë Tiranë.
Në emisionin “Real Story” në ABC News, Bejko u shpreh se ata janë votuar nga qytetarët më 11 maj, si kontrast i kryedemokratit Sali Berisha.
“Gjasat duken që mos ta nisi këtë lojë, për t’u bërë gati për zgjedhjet e 2027, e shoh me shumë pesimizëm. Ai nuk është ulur t’i shohë këto shifra, e kam fjalën për Sali Berishën. Hipoteza është pozitive, nëse mblidhet shumatorjae partive të reja, dalin mbi PS, të bën optimist. PSD ka vota të majta, por edhe të djathta. Votat e Bashës dhe Dash Shehit, janë anti-Berishë. Nëse Alimehmeti mund të jetë kandidat, por kryetar opozite është Sali Berisha, shanset janë që secila nga këta figura, kanë avantazh personal. Këto dy, apo tre figura, edhe pse janë të Sali Berishës, janë votuar si kontrast të Sali Berishës. Këto figura avantazhojnë opozitën”, theksoi ai