Alibeaj: Qeveria tallet, e jona reformë reale

AKTUALITET


Grupi i punës për Reformën Zgjedhore i ngritur nga partitë opozitare, u mblodhë të hënën pasdite për të diskutuar për ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Pas mbledhjes, foli ish-deputeti i Partisë Demokratike Enkeled Alibeaj që është pjesë e këtij grupi pune, u shpreh se propozimet e mazhorancës për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, janë tallje e rëndë.

“U diskutua edhe drafti i bërë publik nga ana e qeverisë dhe zgjidhjet që janë dhënë në këtë draft tregon qartësisht dhe seriozitetin dhe dëshirën për të bërë një reformë reale, por të konstatosh që psh për çështjen më të rëndë, shitblerjen e votës, me një deklaratë që bën Rama, “O sheshi Skëndërbej, që nuk do vjedh më vota”. Të adresojnë çështjen e parave të pista në fushatë, duke thënë se do gjobiten ata që marrin para, kjo është tallje më e rëndë, dhe jo seriozitet”, tha Alibeaj.


Sipas tij, reforma reale është ajo që zgjidh problemet e zgjedhjeve duke i bërë ato efektive. “Reformë reale është të diagnostikojë realisht problemet e zgjedhjeve dhe të gjejë zgjidhjen efektive, ndryshe do të ishte tallje se të gjithë e kuptojnë qe vetëm reformë nuk është, por për t’u hedhur hi në sy shqiptarëve dhe ndërkombëtare. Presioni ndaj administratës, që të kuptohet dhe presioni i nxënësve besoj se është tallje me shqiptarët. Jo vetëm modestisht jemi të pozicionuar për një reformë reale, për t’i dhënë shqiptarëve votën e lirë dhe të ndershme, që do duhet të bëjë ndryshimin në dorë të shqiptarëve”, u shpreh Enkeled Alibeaj.

Në përfundim të fjalës së tij, Enkeled Alibeaj u shpreh se axhenda e opiztës janë kushtet e Bundestagut, duke u shprehur se opozita është e vendosur për një reformë reale.  “Për këtë ka qenë mbledhja e grupit të opozitës së bashkuar. Ne jemi të vendosur se ajo që do të quhet reformë reale, të gjejë zgjedhjet efektive ndryshe do të ishte tallje. Axhenda jonë është totalisht e orientuar nga Bundestangu, kërkon Reformë Zgjedhore reale dhe në të gjithë atë dokument gjermanët thotë ato që ka thënë opozita. Ai që shkakton shitblerjen e votës, do duhet të ndëshkohet. Qeveri tranzitore, kjo është zgjidhja racionale për zgjidhjen e problemit të shitblerjes së votës”, tha Alibeaj.




Skip to toolbar