Zgjerohen protestat në Kinë, manifestime në Pekin e Shangai kundër Partisë Komuniste

BOTA


Kina është përfshirë nga protestat kundër masave anti-COVID të qeverisë, me grupe qytetarësh që kanë ngritur zërin kundër liderëve të Partisë Komuniste.

Në 24 orët e fundit, disa mijëra protestues mbushën rrugët në Shangai, ku shumë prej tyre u shoqëruan me forcë në makinat e policisë.


Manifestime, kryesisht nga studentët, pati edhe në universitetet e Pekinit dhe Nanjingut.

Protestat u zgjeruan pas një demonstrate në qytetin e largët veri-perëndimor Urumki, ku rregullat anti-COVID u konsideruan përgjegjëse për vdekjen e 10 personave, të izoluar në një godinë që u përfshi nga flakët.

Në protestat e mbajtura në Shangai, qyteti më i madh i Kinës dhe qendër financiare globale në lindje të vendit, disa njerëz ndezën qirinj dhe vendosën lule në nder të viktimave.

Të tjerë u dëgjuan të brohorisnin parulla të tipit “Xi Jinping, tërhiqu” dhe “Partia Komuniste, largohu”.

Disa mbanin edhe banera thjesht me ngjyrë të bardhë.




Skip to toolbar