Zgjidhen 9 anëtarët e Këshillit e Emërimeve në Drejtësi për 2024, Sokol Ngresi kryetar

AKTUALITET


Sot në ambientet e Presidencës është hedhur shorti për zgjedhjen e 9 anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për vitin 2024. Kryetar i KED është zgjedhur Sokol Ngresi, gjyqtar nga Gjykata e Lartë.

Konkretisht anëtarët janë zgjedhur si më poshtë:


Anëtare nga Kushtetuesja: , Elsa Toska dhe Sonila Bejtja, zëvendësuese Marjana Semini

Anëtar nga Gjykata e Lartë, Sokol Ngresi, njëkoësisht edhe kryetar i këshillit, zëvendësues do jetë Dariel Sina

Anëtare nga Prokuroria e Përgjithshme, Alma Muça, zëvendësuese Arqile Koça

Anëtare nga Gjykata e Apelit, Irena Brahimi e Altina Nasufi, zëvendësuese, Ilirjana Olldashi

Anëtarë nga Prokuroria e Apelit, Lazer Çardaku e Genti Xholi, zëvendësuese, Irma Balli

Anëtar nga Gjykata Administrative, Ramiz Lala, zëvendësues, Besart Kaçkini




Skip to toolbar