Zgjohet Lulzim Basha. Kreu i PD i përgjigjet Ramës: Komisioni për reformën zgjedhore të fillojë menjëherë punën

AKTUALITET


Lulzim Basha, më në fund ka vendosur të thyejë heshtjen e të dalë para mediave. Prej 21 marsit 2022 kur vendosi të dorëhiqej në letër si kryetar i PD, Lulzim Basha nuk ka dalë para mediave, por ka dhënë mesazhe të shkurtra për mediat, më e fundit në përvjetorin e gazetës Rilindja Demokratike.

Gjatë konferencës me gazetarët, Basha iu përgjigj kryeministrit Edi Rama në lidhje me reformënz gjedhore, për të cilin tha se komisioni i ngarkuar për këtë reformë, duhet të fillojë menjëherë nga puna.


“E di që prej kohësh keni kërkuar një mundësi komunikimi, pyetje përgjigje. Ndaj sot ndodhem para jush për këtë komunikim, së bashku me zotin Alibeaj, me zëdhënësen zonjën Karabina. Desha ta nis me një deklaratë të shkurtër në lidhje me zhvillimet e fundit. Partia Demokratike ka shpalosur prioritetet e saj politike, që në nëntor të vitit që lamë pas, duke depozituar disa projektligje. Në veçanti reforma e paketës ligjore, e depozituar në 15 nëntor, në komsionin bipartizan të reformës zgjedhore. Ky komision ka kohë që nuk mblidhet, pavaresisht kërkesave të Partisë Demokratike. Komisioni i reformës zgjedhore të fillojë menjëherë nga puna.

Shqipëria një zonë elektorale i jep përgjigje pabarazizë së votës. Dhe së fundi vota e diasporës, i japim përgjigje të gjitha pikëpyetjeve që ishin vendosur për të bllokuar votën e diasporës.

Alibitë kanë rënë, sot thirrja ime është:

Komisioni të nisë menjëherë nga puna, ky nuk duhet të jetë një tjetër vit alibish duhet të jete viti për ti dhënë shqiptarëve një shtet në shërbim të tyre.

Nuk ka asnjë alibi, komisioni të nisë nga puna një orë e më parë. Bashkëkryetari do të hedhë të gjitha hapat në raport me procedurat dhe të tregojmë kush e do reformën dhe kush e pengon atë. Kush është gati t’i japë shqiptarëve liri, barazi, përmes votës dhe kush kërkon të livadhisë mbi një lojë politike me kosto për vendin. Këto janë interesat e shqiptarëve, ky është misioni i opozitës, në emër të PD i kërkoj PS të lerë mënjanë cdo alibi, të mbledhë komisionin e reformës zgjedhore”, theksoi ai./abcnews.al




Skip to toolbar