Zhdukja e kapitenit në Shëngjin, mediat turke: Telefonata e fundit me vëllain

AKTUALITET


Nuk ka ende asnjë gjurmë të kapitenit turk të jahtit luksoz që u gjend i braktisur në mes të detit në Shëngjin.

Gazeta më e madhe turke Hyrriet ka shkruar mbi zhdukjen misterioze të Sezgin Yavuz’dan, kapitenit turk ndërsa ka sjellë dëshminë e vëllait të tij.


“Vëllai im u bashkua me ekipin e jahtit vitin e kaluar. Varka ishte në Fethiye. Këtë vit ata vizituan Kroacinë. Folëm për herë të fundit të mërkurën e kaluar. Gjithçka ishte normale. Ai ishte në rrugën e kthimit. Ai po priste të takonte sa më parë gruan dhe fëmijën e tij. Kur u gjetën, motorët e anijes ishin ndezur. Nuk ka gjak në varkë. Nëse ai ra dhe goditi kokën diku, do të kishte një gjurmë gjaku. Ai është një detar i mirë. Shpresojmë të kthehet tek ne sa më shpejt të jetë e mundur. Të gjitha të shkruara nga shtypi shqiptar për varkën dhe vëllain tim janë fiktive”, është shprehur Bayram Yavuz, vëllai i kapitenit turk.

Jahti luksoz u gjet i braktisur pak ditë më herët, rreth 12 milje larg portit të Shëngjinit.

Jahti më pas u dërgua në Portin Shëngjin dhe policia shqiptare kreu një hetim të hollësishëm. Ekipet nga Tirana kërkuan gjithashtu mbështetjen e Interpolit. Në varkë nuk kishte shenja gjaku ose përleshjeje.




Skip to toolbar