“Zhukri favorizoi Berishën, duhej të thërriste edhe Bashën”, Zbardhet vendimi i Apelit që i dha vulën Alibeajt

Më të fundit


Gjykata e Apeli ka publikuar sot vendimin e zbardhur të datës 3 mars, që i dha siglën dhe vulën e PD kreut të komanduar Enkelejd Alibeaj.

Më herët, Shkalla e Parë i kishte dhënë të drejtë Sali Berishës.


Por, sipas Gjykatës së Apelit vendimi që mori gjyqtari Agron Zhukri në favor të grupimit të drejtuar nga Sali Berisha, kishte shumë shkelje proceduriale. Madje, në vendimin e zbardhur të Apelit thuhet se në procesin gjyqësor duhet të ishte thirrur dhe ish-kryetari Lulzim Basha.

“Në rigjykim gjykata e shkallës së parë duhet të mbajë në konsideratë gjithashtu administrimin e vërtetimit të përditësuar nga regjistri i partive politike në lidhje me subjektin PDSH, ku të verifikojë sërish të dhënat e përditësuara në lidhje me vijimin e përfaqësimit e subjektit politik nga kryetari i partisë”, thuhet ndër të tjera në vendim.

Po ashtu, Gjykata e Apelit thotë se nuk ka dy subjekte të ndryshme dhe as dy persona, por një subjekt politik që është Partia Demokratike e Shqipërisë dhe dy pretendues. Ndryshe nga sa pretendohej nga grupimi i Berishës, Gjykata e Apelit ka vlerësuar se Partia Demokratike gëzonte legjitimitet për të bërë ankim, pasi është personi juridik ndaj të cilit është zhvilluar gjykimi në shkallën e parë.




Skip to toolbar