Grupi i deputetëve dhe ministrave të Partisë Socialiste kanë braktisur sallën e Kuvendit pasi demokratja Ina Zhupa replikoi me deputetin socialist, Erion Braçe dhe e quajti këtë të fundit si “‘kone’, ‘të ha m** goja’!”
Sapo Zhupa mori fjalën për interpelancë, ajo iu drejtua me fjalë fyese socialistit.
“Keni një problem të madh me gjatësinë, unë Nuk i dëgjoj ata nën 1 e 50 metra, nuk e di kush ta jep të drejtën të më quash ruse se unë s ia jap të drejtën e vetes të të them kone edhe pse të thonë të gjithë. Fëmijët kur futen në çështje të të mëdhenjve, ne u themi o Erion t’u rritë boja sa shumë m të ha goja. Ti që përmende parfumin dje, nuk reagoi kur e tha Braçe.”, tha Zhupa.
Demokratja mbështeti vendimin e socialsitëve për t’u larguar, duke i thënë “të gjithë jashtë, të gjithë të korruptuarit jashtë. Ju hajdutë dhe të korruptuar nuk duhet të jeni këtu”.
Ndërsa deputeti i PS, nga vendi iu drejtua duke thene: Mbaje gojën, fytyre e keqe. e di ç’te punoj!