‘Zhvendosja e 2 milionë palestinezëve, e vështirë’/ Çika: Rindërtimi i Gazës kërkon më shumë se 500 miliardë dollarë

BOTA


Emiljo Çika, pedagog i marrëdhënieve ndërkombëtare u shpreh për ‘ Real Story’ se rindërtimi i Gazës ngre çështje që kanë të bëjnë me arkitekturën e rajonit. Sipas tij, zhvendosja e 2 milionë palestinezëve do të jetë e vështirë dhe se për rindërtimin e Gazës duhen 500 miliardë dollarë.

“Në radhë të parë është një ide e vjetër e thënë me fjalë të reja. Ngrihen çështje lidhur me arkitekturën e rajonit. Fliten për çështje që kanë të bëjnë me formatimin e të drejtës ndërkombëtare, pra do të duhet të riformatohet në bazë të këtyre lëvizjeve. Është një lëvizje e vështirë. 2 milionë njerëz për tu zhvendosur është e vështirë. Është një popullsi që nuk pyetet nëse do të lëvizi ose jo. Rindërtimi i Gazës kërkon më shumë se 500 miliardë për tu rindërtuar.

Këto para mund të mos shkojnë në rindërtimin siç ka qenë dhe të shkojnë në një ide të re, por duhen parë dhe balancat rajonale. Një zhvendosje në Jordani do zhvendosi koherencën sociale. Nga ana tjetër nuk është hera e parë që është zhvendosur popullsia palestineze. Kemi pasur dy valë të mëdha zhvendosje.”, tha pedagogu për ABC News.



Skip to toolbar