Një zjarr i madh ka rënë pasditen e së mërkurës në zonën e Monte Mario, pranë gjykatave të Romës dhe zyrave të RAI-t.
Sipas Corriere zjarri është përhapur me shpejtësi, ndërsa rrugët dhe zyrat e RAI-t dhe banesat janë evakuuar.
Në vendngjarje kanë shkuar helikopterët dhe njësitet e zjarrfikësve.
Ndërkohë, policia ka mbyllur rrugët hyrëse në zonat e Panorama dhe Trionfale, rreth stadiumit Olimpik, për të lehtësuar punën e Zjarrfikësve.