Zjarr në një aeroport në qytetin rus Mineralnye Vody

BOTA


Një zjarr shpërtheu në një aeroport në qytetin jugor rus Mineralnye Vody gjatë punimeve të ndërtimit, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve RIA, duke cituar shërbimet e urgjencës.

Mediat raportuan se një zjarr kishte shpërthyer në ndërtesën e mbërritjeve dhe zjarrfikëset kishin shkuar në vendngjarje.


Imazhet e postuara në kanalet ruse të Telegram tregojnë një shtëllungë tymi të zi të dendur që ngrihet nga ndërtesa.

Ende nuk ka të dhëna për dëmet e shkaktuara apo për persona të lënduar./abcnews.al




Skip to toolbar