Një zjarr ka rënë gjatë orëve të natës në një azil të moshuarish në zonën e Ali Demit në Tiranë.
Nuk dihen ende arsyet e rënies së zjarrit, ndërsa si pasojë e tymit janë lënduar disa të moshuar të cilët janë dërguar në spital dhe po marrin ndihmën mjekësore.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimin për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit.