Zjarr në një fabrikë në Kinë, humbin jetën 38 persona

BOTA


Një zjarr në një fabrikë në qytetin kinez Anyang në provincën Henan ka vrarë 38 persona, raportoi sot media shtetërore People’s Daily.

Zjarri filloi në orën 16:22 me orën lokale (08:22 GMT) të hënën në Kaixinda Trading në lagjen “high-tech” të qytetit dhe u shua plotësisht rreth orës 23:00, sipas njoftimit të qeverisë lokale.


Në njoftim thuhej gjithashtu se policia kishte arrestuar një të dyshuar. Dy persona të tjerë janë dërguar në spital për lëndime të lehta.




Skip to toolbar