Zjarr në një ndërtesë në Stamboll, 16 të vdekur dhe 8 të lënduar

BOTA


Të paktën 16 persona humbën jetën dhe 8 të tjerë mbetën të lënduar pasi një ndërtesë banimi u përfshi nga flakët këtë të martë në Stamboll të Turqisë.

Lajmi është konfirmuar nga guvernatori i qytetit, Davut Gul, i cili në një deklaratë për mediat tha se “Numri i të vdekurve nga zjarri ka shkuar në 16 të vdekur dhe 8 të lënduar”.


Më tej ai tha tha se zjarri kishte shpërthyer në bodrumin e një ndërtese 16-katëshe.

Kujtojmë se në deklaratën e mëparshme, Gul tha se si pasojë e zjarrit humbën jetën 10 persona, si dhe ishin lënduar 13 të tjerë. /abcnews.al




Skip to toolbar