Zjarr në Pallatin e Versajës në Francë, evakuohen turistët

BOTA


Një zjarr ka rënë në Pallatin e Versajës, pranë Parisit. Sipas mediave franceze, zjarri ra në një pjesë të çatisë në ndërtim por u vu shumë shpejt nën kontroll nga forcat zjarrfikëse.

Nuk raportohet për persona të lënduar. Pamjet e tymit që del nga ndërtesa janë shpërndarë në rrjetet sociale. Vizitorët e shumtë që ndodheshin brenda u evakuuan pasi u ndez alarmi i zjarrit.


Pallati i Versajës është një nga sitet turistike më të vizituara në Francë. Është një ish-rezidencë mbretërore e porositur nga Mbreti Louis XIV e vendosur në Versajë, rreth 19 km në perëndim të Parisit. /abcnews.al




Skip to toolbar