Zjarr para bashkisë së Kamzës, digjet furgoni i policisë dhe një Smart

AKTUALITET


Një zjarr i papritur ka përfshirë një fugon të policisë Bashkiake dhe një automjet të tipit Smart që ndodhej pranë tij, të parkuara para Bashkisë së Kamzës. Nga zjarri janë shkrumbuar të dy automjetet në fjalë përpara se zjarrfikësja të vinte për të shuar flakët e zjarrit.

Flakët kanë përhapur shtëllunga tymi në të gjithë zonën, ndërkohë për pasojë është bllokuar për disa minuta edhe qarkullimi i automjeteve në këtë aks rrugor.


Një turmë e madhe qytetarësh është mbledhur përpara Bashkisë nga kurioziteti ndërsa flakët e zjarrit kanë qenë mjaft të mëdha. Por forcat zjarrfikëse kanë vënë gjithçka nën kontroll.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe nga hetimet ka rezultuar se zjarri ka përfshirë fillimisht automjetin tip “Smart” me drejtues shtetasin I. H.

Gjatë ndalimit është përfshirë nga flakët dhe një fugon i cili ndodhej i parkuar në krahun e rrugës prej nga ku ka veç dëme materiale.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka ardhur si pasojë e një defekti në impiantin e gazit të automjetit tip “Smart”.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku po vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.




Skip to toolbar