Zjarri me dy viktima në Britani, arrestohen dy të rinj nën dyshimin për vrasje

BOTA


Dy vajza kanë vdekur dhe katër persona janë dërguar në spital pas një zjarri në shtëpi në Wolverhampton, Britani.

Shërbimet e urgjencës u thirrën në një shtëpi në zonën e Dunstall Hill pak para orës 2 të mëngjesit, pasi ajo mori flakë. Dy vajza, të moshës rreth të 20-ave, u konfirmuan të vdekura, sipas autoriteteve.


Siç raporton BBC, dy të rinj, 19 dhe 22 vjeç, të cilët besohet se ishin të njohur nga gratë, janë arrestuar nën dyshimin për vrasje. Tre burra dhe një grua në gjendje kritike, janë gjithashtu të shtruar në spital, konfirmoi policia. Një person tjetër është liruar, sipas zjarrfikësve.

Efektivët po punojnë për zbardhjen e shkakut të zjarrit, ndërsa në vendngjarje është vendosur një kordon policor./abcnews.al




Skip to toolbar