Zjarri në Lushnje/ 35 persona të dërguar në spital

AKTUALITET


35 persona po marrin ndihmë në spitalin si pasojë e asfiksisë nga zjarri që përfshiu qendrën tregtare në Lushnje. Gazetarja Valbona Davidhi raporton, duke cituar burime nga spitali, se ata janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Shefja e urgjencës së spitalit thotë se 10 persona janë në terapi observative. Situata vijon të jetë kaotike që nga mesdita, kur ra zjarri në qendrën tregtare të ndodhur në një pallat shumëkatësh.


Një grup zjarrfikësish u nisën nga Tirana për t’u ardhur në ndihmë kolegëve. I pranishëm në vendin e ngjarjes është ministri i Brendshëm Taulant Balla dhe ajo e Shëndetësisë, Albana Koçiu./abcnews.al




Skip to toolbar