Zjarri në qendrën tregtare/ Koçiu për ABC News: Banorët jashtë rrezikut për jetën

AKTUALITET


Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu ka vizituar qytetarët e asfiksuar nga zjarri që ra në qendrën tregtare në Lushnje, të cilët u dërguan për të marrë ndihmë mjekësore në spital. Në një prononcim për ABC News, ministrja theksoi se ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën dhe nuk kanë asnjë shqetësim.

“Sapo kemi vizituar të gjithë qytetarët që iu drejtuan spitalit në Lushnje. Janë të gjithë jashtë rrezikut për jetën falë një pune të ekipit të mjekëve. Çdo gjë është nën kontroll, gjendja paraqitet e qetë, qytetarët kanë marrë mjekimet e nevojshme dhe për momentin nuk kanë asnjë shqetësim.


Përpara se të vija në spital kam qenë edhe pranë qendrës tregtare. Situata është nën kontroll. Janë evakuuar të gjithë banorët dhe janë forcat e RENEA-s që po kontrollojnë kat më kat.

Nga informacionet që kam, të gjithë janë të evakuuar dhe policia e zjarrfikëset janë aty për të vënë situatën nën kontroll.”, tha ministrja./abcnews.al




Skip to toolbar