Zjarri në qendrën tregtare në Lushnje, një grup zjarrfikësish nisen nga Tirana

AKTUALITET


Një grup zjarrfikësish me 2 automjete janë nisur nga Tirana për në Lushnje për t’i ardhur në ndihmë kolegëve të tyre.

Gazetari i ABC News, Ervin Leka raporton se për shkak të tymit, mbi 15 personave u është dashur ndërhyrja mjekësore për shkak të vështirësive me frymëmrrjen.


I pranishëm në vendin e ngjarjes është edhe ministri i Brendshëm, Taulant Balla.

Zjarrfikësit e Lushnjes janë ndjerë në vështirësi për shkak të mungesës së shkallëve ngjitëse./abcnews.al




Skip to toolbar