Zjarri përfshin kodrën në Elbasan. Izolimi i flakëve, i vështirë për shkak të terrenit

AKTUALITET


Një vatër zjarri ka shpërthyer në orët e para të mëngjesit të sotëm në Kodër-Krastë të Elbasanit.

Në vendngjarje kanë shkuar punonjës të shërbimit pyjor dhe zjarrfikëset të cilat po punojnë për izolimin dhe fikjen e flakëve. Por terreni i thyer kodrinor vështirëson punën e zjarrfikësve.


Gjatë viteve të fundit, Krasta është përfshirë nga disa zjarre duke pësuar dëmtime të mëdha. Kodër-Krasta konsiderohet si mushkëria e Elbasanit pasi është parku më i madh me pisha afër këtij qyteti.




Skip to toolbar