Të paktën 11 persona dyshohet të kenë humbur jetën si pasojë e një zjarri që përfshiu një bujtinë në lindje të Francës.
Ministri i Brendshëm, Gerald Darmanin deklaroi se shumë persona të tjerë mbetën të lënduar në strukturën turistike, që strehonte disa të rinj me probleme fizike.
Zjarri mendohet të ketë rënë në orët e para të mëngjesit në bujtinën në Haut-Rhin, kur të rinjtë ishin ende në gjumë.
17 persona u dërguan për mjekim në spital për shkak të problemeve me frymëmarrjen, ndërkohë që 11 të tjerë dyshohet të kenë vdekur.Dhjetëra zjarrfikës shkuan në vendngjarje dhe vunë flakët në kontroll, ndërkohë që vijojnë hetimet për shkaqet e zjarrit.