Zjarri shkrumbon një kompleks banimi në Turqi, qytetarët hidhen nga ballkonet

BOTA


Një kompleks 8-katësh banimi u shkrumbua nga flakët në orët e vona të së enjtes në Izmir të Turqisë. Pamje dramatike janë bërë virale në internet me ndërtesën gjigante të përfshirë totalisht nga flakët, ndërsa disa banorë janë detyruar të hidhen nga ballkoni për t’i shpëtuar zjarrit dhe tymit.

Dëshmitarët thanë se zjarri ka nisur rreth orës 22:30 dhe është përhapur me shpejtësi, ndërsa me dhjetëra zjarrfikës punuan për të vënë flakët nën kontroll, në mënyrë që të mos përhapen në ndërtesat e tjera përreth.


“Zjarrfikësit bënë maksimumin për të shuar flakët. Një pjesë e ndërtesës ishte me veshje druri dhe kjo ka ndikuar në përhapjen e zjarrit”, tha kryetari i bashkisë së Izmirit.

Deri tani nuk ka një raportim për personat e lënduar në këtë ngjarje.




Skip to toolbar