Zona e lirë ekonomike/ Veliaj: Kanë nisur punimet. 5-7 mijë vende pune

AKTUALITET


Punimet për zonën e lirë ekonomike në Tiranë kanë nisur. Me hapjen e saj parashikohet punësimi i pesë deri në shtatë mijë personave në teknologji të reja e të mirëpaguara.

Në mbledhjen e këshillit bashkiak kryetari i bashkisë Erion Veliaj tregoi se kompani të huaja kanë shfaqur interes.


Ndërsa kurset digjitale tek piramida sipas Veliajt synojnë të përgatisin rreth 20 mijë fëmijë çdo vit.

Por në këtë mbledhje të këshillit bashkiak u vendos gjithashtu për grupimin e makinave të vjetra jashtë funksioni në zonën e Farkës dhe u miratua ndihma ekonomike për familjet në nevojë dhe bonusi i qerasë për ata që preken nga projekte në infrastrukturë.




Skip to toolbar