Zuckerberg shkurton 11 mijë punonjës nga kompania META: Do rrisim investimet

BOTA


Shefi ekzekutiv i kompanisë Meta, Mark Zuckerberg ka bërë të ditur se do të shkurtojë 13 %  të vendeve të punës nga stafi i angazhuar në Facebook, Instagram dhe WhatsApp. Nga vendimi i Zuckerberg do të humbin vendet e punës 11 000 punonjës të Meta, nga 87 mijë të punësuar në të gjithë botën.

Ndërsa bëri publik vendimin, Mark Zuckerberg tha se këto janë shkurtimet më të vështira që ka bërë në historinë e kompanisë Meta.


“E di se nga ky vendim do preket gjithsecili prej jush, dhe më vjen keq për këtë ndjesi. Por do të rrisim ndjeshëm investimet tona”, tha Zuckerberg. 

Zuckerberg tha se një nga shkaqet për marrjen e këtij vendimi lidhet me parashikimet për rritje të ardhurave të kompanisë gjatë pandemisë, por kjo nuk ndodhi. Ai pranoi se kishte gabuar dhe merrte përgjegjësinë për këtë. 




Skip to toolbar