Zv. presidenti i Partisë Socialiste Evropiane e konfirmon: Ilir Meta nuk është më i dëshiruar në kongresin tonë, është aleat me Berishën

Më të fundit


Partia Socialiste Evropiane konfirmon se nuk dëshiron të ketë mes të ftuarve të tyre në Kongresin që do të mbahet në Berlin me 14 dh e 15 tetor, Ilir Metën në cilësinë e liderit të Partisë së Lirisë.

Pas e-mailit të publikuar dhe përpjekjes për përgënjeshtrim nga ana e PL-së që akuzoi gazetarët se shpërndajnë fake news të fabrikuara nga kundërshtarët e tyre politikë, konfirmimi i vërtetësisë së lajmit vjen për nga Giacomo Filibek, zëvendespresident i PES.


Përmes një lidhje telefonike nga Praga, ku po merr pjesë në takimin e Komunitetit politik Evropian, Filibek konfirmoi për Report TV se e ka dërguar atë email: 

“Nuk e kam idenë nëse adresat email ishin të gabuara apo të sakta, por ju konfirmoj se Ilir Meta nuk është më i ftuar i dëshiruar në kongresin tonë si shkak i vendimit të tij për t’u bërë aleat me Sali Berishën”, tha ai.

Sali Berisha, i deklaruar person “non grata” nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian, duket se është futur në listën e zezë edhe të gjithë kancelarive evropianë.

”Por Ilir Meta deklaron se nuk ka pasur asnjë qëllim për të marrë pjesë në kongresin tuaj”, e pyesim.

“Kjo nuk është e saktë, e megjithatë nuk ka asnjë rëndësi. Në të shkuarën ai është ftuar gjithnjë si i mirëpritur, herën e fundit në Kongresin e Lisbonës në dhjetor 2018, dhe ai ka pasur gjithnjë interes të mbajë marrëdhënie të mira me ne. 

Tani gjërat kanë ndryshuar dhe ai nuk është më i ftuar të marrë pjesë për shkak të pozicionit të tij të ri politik”, deklaroi  Filibek.




Skip to toolbar