Zyrtare, Lear Kurti vdiq nga mbidoza e kokainës

AKTUALITET


32-vjeçari Lear Kurti, i cili ndërroi jetë pasi u shoqërua në komisariatin e policisë, ka ndërruar jetë nga mbidoza e kokainës, që i shkaktoi infarkt. Kështu thotë zyrtarisht akti i ekspertimit mjeko-ligjor, i zbardhur sot nga Prokuroria e Tiranës, pothuajse një muaj pas vdekjes së të riut. Sipas aktit të ekspertimit, shkaku i vdekjes së Lear Kurtit, ka qenë helmimi (mbidozë) akut me lëndë narkotike të tipit kokainë, duke i shkaktuar infarkt në zemër.

‘Në përgjigje të aktit të ekspertimit mjeko-ligjor, përcaktohet diagnoza Anatomo-Patologjike: Mbidozim (Helimim) akut me lëndë narkotike e llojit kokainë. Ishemi akute Hypoksite e miokardit e shoqëruar me kontraktim dhe deformim të miofibrilive, edemë e shprehur e trurit, stazë vazale dhe ekstravazat kapilar, atelektazë dhe emfizemë kompesatore e mushkrisë, hepatit kronik persistent.


Shkaku i vdekjes se shtetasit Lear Kurti ka qenë helmimi (mbidozim) akut me lëndë narkotike të llojit kokainë, i komplikuar me shok toksik, me mekanizimin e ishemisë akute të miokardit që ka sjellë për pasojë asistolinë kardiake (Ndalim i menjëhershëm i zemrës).’- thuhet në aktin ekspetimit mjeko-ligjor.

Mbrëmjen e 19 tetorit në lagjen ‘Riza Cuka’ në Tiranë, policia i bëri thirrje 32-vjeçarit Lear Kurti që të ndalojë, por ky i fundit nuk i është bindur urdhërit të policisë dhe është larguar me vrap. Efektivët e kanë ndjekur dhe kanë arritur që ta ndalojnë, të cilin më pas e kanë shoqëruar në komisariat. Por gjatë rrugës për në ambientet e komisariatit, 32-vjeçari ka shfaqur probleme shëndetësore, kryesisht dridhje. Menjëherë i riu është dërguar në spital, por sipas mjekëve ai ka mbërritur atje pa shenja jete.




Skip to toolbar