Zyrtari i ambasadës së SHBA: Drejtësia t’i shërbejë qytetarëve, jo politikanëve të pasur

Më të fundit


I ngarkuari me punë në Ambasadën Amerikane ne Tiranë, Demian Smith teksa foli për sistemin e drejtësisë tha se shqiptarët kanë filluar të shikojnë rezultate konkrete sa i takon arrestimit të politikanëve dhe kriminelëve të krimit të organizuar.

Në fjalën e tij të mbajtur në një aktivitet të zhvilluar nga ILD, Smith u shpreh se epoka e re e sistemit të drejtësisë duhet t’i shpërbejë qytetarëve dhe personave të lidhur me krim apo pelikanëve të pasur.


Shqiptarët kanë filluar të shikojnë rezultate nga arrestimi i politikanëve dhe zyrtarëve të korruptuar dhe kriminelëve të krimit të organizuar.

Ne po fillojmë të shohim një epokë të re ku sistemi mund ti shërbejë shqiptarëve dhe jo vetëm politikanëve dhe personave që janë të pasur apo të lidhur në krim. Ky është një fillim dhe më shumë duhet bërë, është po kaq e rëndësishme që ta përdorni për llogari të qytetareve tuaj.

SHBA ju inkurajojnë që të vazhdoni me punën pavarësisht pengesave që hasni. Po shohim efektin e një sistemi më të pasur drejtësie”, tha Demian Smith.




Skip to toolbar