Zyrtari i CDU reagon pas vizitës në Tiranë, jep mesazhin për Berishën

Më të fundit


Reportuesi për Shqipërinë në CDU, deputeti gjerman Peter Beyer ka reaguar pas vizitës në Tiranë. Ai ka ndarë disa foto nga takimet që ka zhvilluar duke theksuar se fokusi i vizitës së tij ka qenë në dy tema.

Beyer nënvizon rëndësinë e anëtarësimit të Shqipërisë në BE dhe situatën në Partinë Demokratike. Ndalur te kjo e fundit, Beyer shprehet se nuk do të pranojnë asnjë bashkëpunim me personat e shpallur non grata duke iu referuar ish kryeministrit Sali Berisha.


Reagimi i plotë

Kam qenë në Tiranë/Shqipëri për tre ditë për bisedime me nivele të larta politike. Fokusi ishte në dy tema:

  1. Anëtarësimi i Shqipërisë në BE :

Shqipëria nuk duhet të jetë viktimë e bllokadës së turpshme të Bullgarisë. Shqipëria tani duhet të ftohet në konferencën e radhës ndërqeveritare si hapi tjetër konkret në procesin e anëtarësimit në BE.

  1. Situata e Partisë Demokratike, PD:

Demokracia parlamentare e Shqipërisë ka nevojë për një opozitë të bashkuar dhe të fortë. Axhendat personale të individëve nuk duhet të luajnë një rol jashtë përgjegjësisë për vendin. Është e qartë se çdo lloj bashkëpunimi me një “persona non grata” si në nivel kombëtar ashtu edhe ndërkombëtar është i ndaluar që në fillim. Ky është një pozicion i zakonshëm, i pakundërshtueshëm që ne e përfaqësojmë rreptësisht në unison me miqtë tanë në SHBA




Skip to toolbar