Zyrtarja e Berishës përshendet njeriun që plagosi punonjësin e IMT: Të lumtë pushka, duhet ta bënim nga 2013!

Më të fundit


Adriana Kalaja është një “aktiviste” që prej viteve ka kaluar sa në një parti në tjetrën. Nga LSI, partia Libra, LSI e sot është ankokoruar në partinë e Sali berishës, ku ëshë edhe zgjedhur në rangje drejtuese.

E njohur gjatë protestës së Teatrit, ku u përplas edhe me protestuesit e tjerë, ajo ka përshëndetur autorin e plagosjes së një punonjësi të IMT-së me armë zjarri.


Pa ju dridhur qerpiku, Kalaja thotë se këtë duhet ta bënin që nga viti 2013 kur Sali Berisha la pushtetin.

Ja postimi i saj

Nëse do kishim vepruar të gjithë që nga 2013  ashtu siç veproi Qani Muça,  banditët  nuk do ishin bërë miliardjerë e më pas të blinin votën, shoqërinë civile,  pluraluzmin dhe demokracinë.

Nëse ti nuk mbron dot shtëpinë dhe familjen tënde, nuk mund të mbrosh mikun, shokun,  fqinjin, bashkëpunëtorin, qytetin  dhe vendin tënd.

Respekt dhe vlerësim për Qani Mucën. 

Të lumtë pushka – thotë populli.




Skip to toolbar