“1 në 3 nga fituesit në listë, grua”, firmosin 26 deputetë, mes tyre Gjiknuri e Bardhi

AKTUALITET


Sot mbahet seanca plenare ku pritet të miratohen ndryshimet e Reformës Zgjedhore. Ndërkohë, në nisje të seancës së fundit në Kuvend janë reflektuar edhe ndryshimet, në mënyrë që të ruhet kuota gjinore në lista dhe Parlament. Që do të thotë se “1 në 3 nga kandidatët fitues nga lista e hapur duhet të jetë grua”.

“Në rastet kur nga rirenditja nuk rezulton që duke filluar nga kreu i listës, një në tre emra të saj t’i përkasin gjinisë më pak të përfaqësuar, atëherë kandidatja e trete në këtë listë dhe në vijim nëj në çdo tre emra të saj i përkasin gjinisë më pak të përfaqësuar sipas numrit të votave që këto të fundit kanë marrë. Mbi bazën e këtij kriteri hartohet lista përfundimtare që i nënshtrohet votimit parapëlqyes e rirenditur, e cila përdoret për zbatimin e nenit 164 të këtij Kodi”, thuhet në nenin 8, pika 2.

Ky amendamenti është firmosur 26 deputetë, mes tyre edhe dy krerët e grupeve parlamentare Bled Çuçi dhe Gazment Bardhi.Një ditë më parë, Damian Gjiknuri sqaroi se lista e dytë e hapur do të përbëhet nga dy nënlista, një listë grash që garojnë mes tyre dhe një listë burrash që garojnë ndër vete.



Skip to toolbar