11 ushtarë të SHBA u plagosën në sulmin ndaj bazës ‘Al-Asad’

BOTA


“Prej sulmit me raketa nga ana e Iranit mbi bazën Al-Asad në Irak ka pasur 11 amerikanë të plagosur”,  kjo është  deklaruar nga forcat e koalicionit anti ISIS duke kundërshtuar në ketë mënyrë Pentagonin se sulmi i 8 janarit nuk kishte shkaktuar viktima apo të plagosur.

“Disa prej të plagosurve u transportuan në Gjermani dhe Kuvajt ku janë duke u trajtuar”, thuhet në deklaratë.

Presidenti Trump menjëherë pas sulmit të kryer nga Irani në shenjë hakmarrje për vrasjen e gjeneral Souleimanit, kishte siguruar se nga goditja me raketa nuk kishte të vrarë apo të plagosur nga ushtarët amerikanët.

Një duzinë me raketa goditën bazat ajrore ‘al-Asad’ dhe ‘Irbil’ në Irak, në të cilat janë vendosur trupat amerikane, gjermane, franceze dhe italiane.

Mediat ndërkombëtare raportuan se, sulmi u krye rreth orës 01:30 me orën lokale. Presidenti amerikan Trump iu drejtua popullit amerikan me fjalët: “Amerika është shumë e fortë. Ne kemi armë të tilla që asnjë nuk i ka, por nuk duam t’i përdorim”.



Skip to toolbar